Armando Sadiku është sulmuesi më i ri i Cartagena në Spanjë. Elbasanasi nuk ka ndërruar shtet dhe kampionat, duke vijuar të luaj në La Liga 2.
Sadiku me skuadrën e tij të re ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.
31 vjeçari Sadiku ka një karrierë të pasur në Spanjë, duke luajtur me klubet elitare si Levante dhe Malaga, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Las Palmas.
Ndryshe i njëjti karrierën profesionale e kishte nisur te Turbina, për të luajtur më pas edhe me Gramozin dhe Elbasanin, derisa karrierën e tij ndërkombëtare e kishte nisur në Zvicër me Locarno, Lugano, Cyrih, Vaduz, për tu transferuar më pas në Poloni me Leginë e Varshavës, nga e cila skuadër janarin e vitit 2018-të u transferua te Levante, për të kaluar më pas te Malaga, më pastaj te skuadra turke e Erzurumspor, nga e cila skuadër janarin e vitit 2021 u transferua në Bolivinë e largët te skuadra e Bolivar, për tu rikthyer së fundmi te Las Palmas në Spanjë, aty ku do të vijojë sërish karrierën.