FC Shkupi pasi eliminoi kampionët e Gjibraltarit, Lincoln RED IMPS FC siguroi një vend për në raundin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me gjigandët kroat të Dinamo Zagrebit.
Nëse skuadra e Sedlloskit do të kalonte shumë herë kampionët e Kroacisë, atëherë në fazën e ardhshme si kundërshtarë të mundshëm të skuadrës nga Çairi, do të jenë Apolon Limasol nga Qipro, si dhe fituesit nga përballjet Ludogorets/Shamrok Rovers dhe Ferencvarosh/Slovan Bratislava.
Kjo u mësua pasi UEFA vendosi të shkurtojë listën e rivalëve të mundshëm të FC Shkupit për në raundin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve.
Kujtojmë ndeshjen e parë kundër Dinamo Zagreb, skuadra e FC Shkupit do ta zhvillojë në Kroaci me datë 19 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit në arenën “Todor Proeski” në Shkup, në program është me datë 26 korrik. (infOSport.mk)