Liga e Kampionëve dhe Liga e Konferencës mbyllën turet e para kualifikuese, pas së cilave 7 skuadra shqiptare kanë mbetur akoma në lojë.
Skuadra kampione e FC Shkupit nga Maqedonia është skuadra e vetme shqiptare që ka siguruar një vend për në turin e dytë të Ligës më prestigjioze europiane, Ligës së Kampionëve, pasi kampionja e Shqipërisë, Tirana dhe ajo e Kosovës, Ballkani u eleminuan që në raundin e parë.
Skuadrën nga Çairi në turin e dytë eliminatorë e pret përballja ndaj gjigandëve kroat të Dinamo Zagrebit. Ndeshjen e parë “bardheblutë” do ta zhvillojnë në transfertë me datë 19 korrik me fillim në ora 21:00.
Tirana dhe Ballkani i vazhdojnë garat në Ligën e Konferencës, aty ku do të luajnë edhe Shkëndija e Tetovës, Laçi, Vllaznia dhe Drita e Ardian Nuhiut.
Tirana në turin e dytë të këtij kompeticioni do ketë përballë boshnjakët e Zrinjski Mostar. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në “Air Albania” më datë 19 korrik nga ora 20:45, teksa Ballkani po në të njëjtën kohë dhe datë si mysafir do të përballet me skuadrën e La Fioritas nga San Marino.
Shkëndija e Tetovës që eliminoi armenët e Ararat në turin e parë të Ligës së Konferencës në raundin e dytë do të përballet me letonezët e FC Valmiera. Ndeshjen e parë “kuqezinjtë” do ta zhvillojnë në tokën letoneze me datë 21 korrik me fillim në ora 17:00.
Dy orë më vonë, Laçi i Shpëtim Duros do të jetë mysafir i moldavëve të Petrocub, derisa Drita e Ardian Nuhiut që në turin e parë të Ligës së Konferencës eliminoi finlandezët e Inter Turku, këtë herë në turin e dytë për kundërshtarë do të ketë belgët e Antverpen.
Skuadra e fundit shqiptare që do të paraqitet me 21 korrik, është Vllaznia e Shkodrës, që me fillim në ora 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër do të mirëpret rumunët e Krajova. (infOSport.mk)
Turi i dytë i Ligës së Kampionëve | |||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||
Turi i Dytë i Ligës së Konferencës | |||||||||||||||||||||||||||||||||||
|