Shkëndija vazhdon tutje në Ligën e Konferencës, barazon 2:2 kundër Ararat në Armeni

Shkëndija e Tetovës ka siguruar një vend për në turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, pasi sot në ndeshjen e kthimit kundër Ararat Yerevan në Armeni, barazoi me shifrat 2:2, duke rujatur kështu epërsinë 2:0 nga ndeshja e parë dhe me rezultatin e përgjithshëm 4:2 duke ecur me plotë meritë tutje, shkruan “infOSport.mk”.

Të besuarit e Artim Shaqirit bënë një pjesë të parë mjaft të mirë, duke shtyrë madje edhe kundërshtarin për të shënuar në rrjetën e tyre. Një autogol i Bravo që në minutën e dytë të takimit paralajmëroi rrjedhën e mirë të këtij takimi, derisa Sidrit Guri me golin e realizuar në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë i dha një siguri shumë më komode skuadrës së Shkëndijës që në pushim shkoi me rezultatin 2:0.

Me të filluar pjesa e dytë, vendasit e Ararat u vërsulën në sulm, pasi vetëm në atë mënyrë mund të shpresonin diçka më shumë, duke pasur parasysh se kishin një disavantazh prej 4 golave.

Kësisoj në minutën e 49-të, Gor Malakyan zbuti epërsinë e Shkëndijës në 1:2, ndërsa i njëjti futbollistë në minutën e 79-të shënoi edhe golin e dytë dhe të barazimit, që në fund u tregua edhe si i fundit në këtë takim të zhvilluar në “Republikan Stadium” në Yerevan.

Shkëndija në turin e dytë eliminatorë do të përballet me skuadrën e FC Valmeira nga Letonia.

Për  dallim nga Shkëndija, skuadra e Akademia Pandev edhe në ndeshjen e dytë përballë polakëve të Lehia GDANSK pësoi disfatë, këtë herë me shifrat 1:2, ashtu që me rezultatin e përgjithshëm 6:2 u eliminua që në turin e parë. (infOSport.mk)

Leave a Reply