Sulmuesi i Shkëndijës, Sidrit Guri është në radarin e Vllaznisë. Sulmuesi i njohur shqiptar që spikati me Kukësin vite më parë në Superligën shqiptare, ka ngjallur interesin e shkodranëve për ta pasur në gjirin e tyre në edicionin e ri futbollistik.
Guri te Shkëndija arriti edicionin e kaluar, kur në 24 ndeshje arriti të realizojë 10 gola dhe të bëjë 3 asistime, duke kënaqur drejtuesit e skuadrës tetovare.
Megjithatë sipas mediave në Shqipëri, me të përfunduar aventura europiane, ai pritet të largohet nga “kuqezinjtë”.
Vllaznia e Shkodrës shihet si kandidat potencial për shërbimet e tij, por duhet thënë që interes ka pasur edhe Partizani i Tiranës, që gjithashtu sezonin e ri dëshiron të krijojë një skuadër pretendente për titullin e kampionit.