Voska Sport me Berat Imerin në krye vazhdojnë të thithin talentët e Shkëndijës! Ja cili është i rradhës

Albin Ramadani është futbollisti më i ri i Voska Sport. 21-vjeçari me ekipin shqiptarë nga Ohri që garon në Ligën e Dytë, ka firmosur kontratë një vjeçare, ndërsa së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Besës nga Dobërdolli.

Bëhet fjalë për një futbollist ofenziv, që luan në krahun e majtë të sulmit, ndërsa i njëjti gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Vëllazërimin e Kërçovës, Dritën e Bogovinës dhe Ohrid Lihnidos.


Voska Sport angazhon edhe një talent tjetër të Shkëndijës! (03.07.2022)

Gjithmonë të parët dhe të saktë – www.infosport.mk


Albin Ramadani me 26 maj të vitit 2019-të, si 18-vjeçar kishte debutuar me ekipin e parë të Shkëndijës, ndërsa gjithashtu me ekipin e të rinjëve të Shkëndijës kishte debutuar edhe në Ligën e Kampionëve, ndryshe e njohur si UEFA Youth League.

I njëjti skuadrës së re i është bashkuar që nga fillimi i përgatitjeve, mirëpo vetëm sot është prezantuar nga drejtuesit e Voska Sport, skuadër kjo që edhe sezonin e ri pritet të luaj një rol të rëndësishëm në Ligën e Dytë unike, që do të përbëhet nga 16 ekipe.

Kujtojmë përveç, Ramadanit, Voska Sport me Berat Imerin në krye gjatë kësaj merkatoje në rradhët e veta ka sjellë edhe dy talentë të tjerë, prodhim i shkollës së Shkëndijës, Ensar Lumën dhe Arlind Alitin. (infOSport.mk)

Leave a Reply