FC Shkupi pavarësisht disfatës 2:0 në transfertën në Gjibraltar ndaj Lincoln RED IMPS FC ka siguruar një vend për në turin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve europian, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Çairi nuk i’a doli sot të përsëris lojën e para një jave në Shkup, kur në arenën “Todor Proeski” thjesht ishte dominues, duke konfirmuar një gjë të tillë edhe me 3 golat e shënuar në rrjetën e skuadrës kampione nga Gjibraltari.
Megjithatë sot pamë një fotografi krejt ndryshe, me një Lincoln shumë më kërkues dhe më agresiv, e ku në disa raste e tepronin me ndërhyrjet e tyre të ashpëra, apo edhe me reagimet e shpeshta në drejtim të arbitrit kryesor.
Megjithatë si duket kjo ishte pjesë e strategjisë së tyre, teksa në minutën e 32-të arritën të avansojnë falë golit të shënuar nga Huanfri.
FC Shkupi gjatë pjesës së parë krijoi disa raste mjaft të mira, ku vlen të theksohen ai i Zlatkov, goditja e fuqishme nga distanca e Fredy Alvarez dhe rasti më i mirë për Adentunxhin, kur nuk arriti të shënojë në rrjetën e zbrazët pas një topi të devijuar.
Pjesa e dytë ishte më e varfër kur janë në pyetje rastet e FC Shkupit, ndërsa vendasit e Lincoln në minutën e 69-të me anë të veteranit Lee Casciaro shënuan edhe golin e dytë. Doli të jetë ky një aksion model me 3 pasime, që me gol e kurorëzoi futbollisti 40-vjeçar.
Vendasit tentuan edhe në disa raste të shënojnë golin e tretë, me të cilin ndeshja do të shkonte në vazhdime, mirëpo tentativat e Ëalker dhe Casciaro nuk dhanë rezultat, ashtu që në fund rezultati doli të jetë 2:0 në favor të Lincoln, mirëpo që nuk ishte i mjaftueshëm që kjo skuadër të kaloj në raundin e dytë, aty ku do të luaj FC Shkupi.
Skuadra e Goce Sedlloskit në raundin e ardhshëm do të përballet me gjigandët kroat të Dinamo Zagrebit, pas fitores së përgjithshme 3:2 ndaj Lincoln. (infOSport.mk)