Merkato e verës mund të sjellë një lëvizje surprizë për liderin e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. Mediat italiane raportojnë se Adriano Galiani, ish-drejtuesi i Milanit i cili tani është administrator te Monca, është fiksuar pas mbrojtësit shqiptarë të Atalantas.
Gjimshiti është pikë fikse e skuadrës së Atalantës, por Monca e cila është nën pronësi të Silvio Berluskonit, këtë vit po bën një merkato ku nuk pyet shumë për shpenzime. Kësisoj, ai ka hedhur sytë drejt mbrojtësit shqiptar për të përforcuar prapavijën me një element me shumë eksperiencë e padyshim edhe shumë cilësi.
Gjimshiti rinovoi në marsin e këtij viti kontratën e tij me Atalantën deri në vitin 2026, ashtu që te skuadra bergamaske as që e mendojnë shitje e tij.
Por një ofertë e majme e Moncës mund të ndryshojë gjithçka dhe Atalanta të bindet për të përfituar nga shitja e futbollistit të Kombëtares shqiptare.