FC Shkupi ka vazhduar tutje në ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve, pavarësisht disfatës 2:0 në transfertën ndaj kampionëve të Gjibraltarit, Lincoln RED IMPS FC, njofton “infOSport.mk”.
Vendimtare doli të jetë fitorja 3:0 në ndeshjen e parë në Shkup, e të përzedhurve të trajnerit Goce Sedlloski, që sot nuk ishin as hija e asaj skuadre që thjesht dominoi në arenën “Todor Proeski”.
Lincoln RED IMPS FC avansoi me golin e Huanfri në minutën e 32-të, kur ky i fundit përfitoi nga një devijim i portierit Naumovski. Ky i fundit paraprakisht mjaft mirë kishte intervenuar pas një goditje të fuqishme të Nano, mirëpo në këtë rast dështoi mbrojtja “bardhekaltër” për të pastruar rrezikun.
Kësisoj në pushim Lincoln shkoi me epërsi minimale 1:0, ndërsa në pjesën e dytë shpresat e tyre për kualifikim në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, i shtoi sulmuesi 40-vjeçar Lee Casciaro, i cili në minutën e 69-të shënoi një super gol për rezultat 2:0.
Megjithatë ky gol u tregua edhe si i fundit në këtë takim shumë të vështirë për FC Shkupin, që duheshe të luaj në një terren me barë sintetik, e që ishte një problem shtesë për të përzgjedhurit e trajnerit Sedlloski, sidomos pas një udhëtimi maraton që kishin.
Tashmë gjithçka sipas planit, dhe FC Shkupi në raundin e dytë do të përballet me Dinamo Zagrebin, një emër shumë i njohur për opinionin futbollistik në vendin tonë. (infOSport.mk)