“Ballistët” të enjten në Prishtinë në përkrahje të Llapit! Asgjë nuk mund të arsyetohet, kur është në pyetje gjaku dhe kombi shqiptar

Skuadra kosovare e Llapit pritet të ketë mbështetje të madhe të enjten mbrëma në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues në kuadër të Ligës së Konferencës kundër skuadrës malaezez ët Buduçnostit.

Ekipi i Tahir Batatinës nuk u prit edhe aq mirë në Podgoricë, aty ku tifozët e Buduçnos “Varvari” gjatë gjithë kohës ofendonin shqiptarët, ndërsa gjithashtu gjuanin edhe gjësende të forta në drejtim të bankinës së ekipit të Llapit.

E gjithë kjo ka bërë që tifo grupet shqiptare të mobilizohen në maksimum në këtë ndeshje, për ta pritur skuadrën malazeze “si në ferr”.

Prej tifo-grupeve që e konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre të enjten në Prishtinë është edhe ai nga Tetova, “Ballistët”, që gjithnjë janë futbollisti i 12-të i Shkëndijës.

Ata e kanë bërë një postim në rrjetet sociale, ku kanë njoftuar se gjithmonë janë prezentë aty ku e do vendi dhe rendi, për të mirën e kombit shqiptar.

Më poshtë mund ta shihni postimin e “Ballistëve” të Tetovës:

🇦🇱🇦🇱🇦🇱 JAM DJALË NGA TETOVA 🇦🇱🇦🇱🇦🇱

🇦🇱🇦🇱🇦🇱  MË KA THIRRË ATDHEU   🇦🇱🇦🇱🇦🇱

BALLISTËT udhëtojnë drejt Prishtinës, në përkrahje të vëllezërve tanë !!!

Asgjë nuk mund të arsyetohet, kur është në pyetje gjaku dhe kombi SHQIPTARË !

Udhëtimi do të bëhet me vetura private, kurse takimi jonë do të jetë te stadiumi i qytetit në Tetovë, prej ku do të nisemi së bashku!

Data: 14 Korrik 2022 (Ora – 16:00)

Për më shumë info, na kontaktoni në mesazh!

🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱

O SA MIRË ME QENË SHQIPTARË

🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱

 

Leave a Reply