Skuadra e Shkëndijës sot para dite ka udhëtuar në Yerevan të Armenisë atje ku të enjten do të zhvilloi ndeshjen kthyese kundër Ararat në kuadër të turit të parë eliminatorë të Ligës së Konferencës.
Për ekipin e Shkëndijës është kjo ndeshja jubilare e 45-ta në garat ndërkombëtare dhe e katërta në UEFA Konferencë Liga.
Ekipi nën drejtimin e trajneri Artim Shaqiri do të ketë rast të mire që për tre ditë me radhë të zhvillon senaca stërvitore në stadiumin ku edhe do të zhvillohet ndeshja, ndërsa futbollistët do të kenë mundësi të adaptohen me klimën armene.
Të theksojmë se në ndeshjen e parë që u zhvillua të enjten e kaluar në arenën “Todor Proeski” në Shkup, kuqezinjtë nga Tetova shënuan fitore solide 2:0 ndaj Ararat Yerevan, falë golave të shënuar nga Adenis Shala dhe Valmir Nafiu.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet të enjten në “Republican Stadium” në Yerevan, me fillim në ora 17:00, ndërsa drejtësinë do ta ndaj arbitri nga Ukraina Olekssyiu Derevinskyi.
Shkëndija në rast se kualifikimi në raundin e dytë të këtij kompeticioni, do të përballen me skuadrën e FC Valmeira nga Letonia.