Egnatia sot zhvendoset në Ohër

Skuadra e Egnatias, pjesë e së cilës skuadër në sezonin e ri do të jenë edhe dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, Nehar Sadiki dhe Arbin Zejnullai sot në mëngjes ka udhëtuar drejt Ohrit, aty ku ditëve në vijim do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve në prag të sezonit të ri futbollistik në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”.

Egnatia pa dyshim se ishte një ndër skuadrat më aktive këtë merkato, duke bërë afrime dhe largime në ekip, edhe atë duke nisur nga stoli, ku në vend të shkupjanit, Zekirja Ramadani, erdhi Edlir Tetova, ndërsa gjithashtu rrogozhinasit kanë bërë ndryshime të rëndësishme edhe në skuadër, duke sjellë emra shumë të njohur, përfshirë këtu edhe futbollistin e fundit, Sodiq Atanda, i cili njeh mjaft mirë kampionatin shqiptarë,pasi më parë kishte luajtur edhe me Apoloninë dhe Partizanin.

Ky i fundit i është bashkuar menjëherë skuadrës për Ohër, mirëpo jo edhe dyshja  Pedro dhe Agbenpornu. Dyshja ka disa ditë leje më shumë, duke qenë se udhëtimi për në familjet respektive zgjat më shumë.

Lojtarët do bashkohen me grupin ditët në vijim, me Agbenpornu që do duhet të rinovojë vizën.

Leave a Reply