Ish-kampioni i botës dhe i Evropës në peshat e rënda, Senad Gashi këtë të enjte është përfshirë në një zënkë jashtë një klubi në Hamburg të Gjermanisë.
Shqiptari ishte me miqtë e tij, teksa vëren se një hajdut po tentonte të grabiste makinën e tij, Mercedes Brabus.
Megjithatë hajduti doli të jetë i pa fat, pasi u desh të përballet me pronarin e veturës, boksierin shqiptar Senad Gashi, i cili me disa goditje të fuqishme rrëzoi në tokë hajdutin.
Pas ardhjes së policisë, këta të fundit kanë njoftuar edhe ambulancën, me Gashin që po hetohet për sulm, duke mos komentuar incidentin.