Voska Sport gjatë ditës së sotme ka prezantuar trajnerin e saj të ri, Berat Imerin. Edhe pse marrëveshja ishte arritur që disa javë më parë, drejtuesit e skuadrës shqiptare nga Ohri vetëm sot prezantuan stategun tetovar, i cili me Voska Sport ka nënshkruar kontratë një vjeçare, njofton “infOSport.mk”.
Me Imerin në krye nga tabori i Voska Sport shpresojnë të bëjnë një hap më larg se edicionin e kaluar, kur vetëm ndeshja e balotazhit ua mohoi inkuadrimin në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, kur u mundën në Strumicë nga skuadra e Tikveshit.
Berat Imeri gjatë karrierës së tij kishte udhëhequr edhe Korabin në Ligën e Dytë, ndërsa për një periudhë bukur të mirë kishte punuar me grupmoshat e reja të Shkëndijës.
Njoftimi i bërë nga F.C Voska Sport në faqen e tyre zyrtare në facebook:
✍️ Berat Imeri edhe zyrtarisht morri timonin e F.C Voska Sport
#BeratImeri edhe zyrtarisht morri timonin e skuadrës së F.C Voska Sport.
Me strategun tetovar kemi firmosur kontratë një vjeçare ✍️, me shpresë se këtë vit do të bëjmë edhe një hap më larg se edicionin e kaluar, kur vetëm ndeshja e balotazhit na e mohoi inkuadrimin në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.
#BeratImerit i urojmë një sezon të suksesshëm me ekipin e F.C Voska Sport, që do të jetë ekipi i tretë që do të udhëheq gjatë karrierës së tij, pas Korabit dhe grupmoshave të reja të Shkëndijës.