Luka Joviç edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Fiorentinës. Sulmuesi serb largohet si dështim nga Reali i Madridit, për të nisur një përvojë të re në Serie A.
Formula që dy skuadrat kanë përdorur në këtë operacion është si më poshtë: klubi vjollcë merr kartonin e sulmuesit, por në rast rishitjeje, Reali do të përfitojë 50% të vlerës.
Me pak fjalë, lojtari që i kushtoi Realit plot 60 milionë euro nga rradhët e Ajntrahtit të Frankfurtit, shkon falas te skuadra e Fiorentinës, me të cilën skuadër ka firmosur kontratë deri në vitin 2024.