Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme ka prezantuar përforcimin e katërt gjatë kësaj merkatoje. Fjala është për mbrojtësin e krahut të majtë, Zija Merxhani, i cili së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës.
Ai te Struga Trim Lum vjen si agjent i lirë, ndërsa do të jetë kjo hera e dytë që do të veshë fanellën e skuadrës strugane, pas asaj aventure që kishte gjatë sezonit 2017/2018, kur ndihmoi Struga Trim Lum që të ngjitet në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.
Kujtojmë, para Merxhanit, Struga Trim Lum angazhoi edhe dy sulmuesit Besart Ibraimi dhe Enis Gavazaj, si dhe mesfushorin Fatjon Jusufin. (infOSport.mk)