Drita e Ardian Nuhiut ka pësuar disfatë minimale 1:0 në ndeshjen e parë kundër finlandezëve të Inter Turku, ndeshje kjo e vlefshme për turin e parë eliminatorë të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.
Në një ndeshje ku ekipi kosovar më shumë mendonte për golin e vetë se atë kundërshtarë, nuk patëm mundësinë të shohim ndonjë futboll cilësor, teksa goli i vetëm u realizua në minutën e 77-të nga një ndërprerje.
Paraprakisht Ilir Blakçori i Dritës kishte shkaktuar goditje dënimi, për të cilën u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë, duke lëshuar fushën.
Këtë më së miri e shfrytëzuan vendasit, që që nga ajo pozitë ku Blakçori shkaktoi goditjen e lirë, arritën të shënojnë golin e vetëm dhe të fitores me anë të Jussi Niska.
Ndeshja e kthimit mes Dritës dhe Inter Turkut luhet në Prishtinë pas një jave. (infOSport.mk)