Sot FC Shkupi e nis avneturën në Europë, pret kampionët e Gjibraltarit

Kampionët e vendit, FC Shkupi, skuadër kjo shkupjane nga lagjja e Çairit, rikthehet të luaj në ligën më prestigjioze europiane pas plotë 21 viteve.

Skuadra e Goce Sedlloskit do të luaj kundër kampionëve të Gjobraltarit, Lincoln RED IMPS FC, ndeshje kjo që do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup me fillim në ora 20:45.

FC Shkupi shihet si favorit në letër, mirëpo një gjë të tillë skuadra “bardhekaltër” do të duhet ta dëshmojë edhe në terren.

Kujtojmë, skuadra që del fituese e përgjithshme nga dy duelet e zhvilluara mes vete, në turin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve do të përballet me Dinamon e Zagrebit. (infOSport.mk)

Leave a Reply