Një lajm i mirë për Shkëndijën dhe tifozët e kësaj skuadre në prag të sezonit të ri futbollistik në vendin tonë.
Komisioni për ankesa pranë Federatës së Futbollit vendor ka aprovuar apelin e Shkendijës për uljen e dënimit, të shqiptuar pas incidenteve në ndeshjen e 8 majit në Tetovë kundër FC Shkupit.
Shkëndija fillimisht ishte suspenduar me 4 ndeshje për të luajtur jashtë Tetovës dhe me një gjobë në vlerë prej 5000 eurove, ndërsa tani pas pranimit të ankesës nga ana e drejtuesve të Shkëndijës, ky dënim është përgjysmuar dhe “kuqezinjtë” gjatë sezonit 2022/2023 jashtë Tetovës do të luajnë vetëm dy ndeshje, edhe atë në një largësi prej 100 km.
Sa i përket dënimit në të holla, i njëjti mbetet në fuqi.