Adentunxhi në element, gol “alla” Kuarezma përballë Lincoln (VIDEO)

FC Shkupi gjatë 45 minutave të para po dëshmon se është kundërshtarë dukshëm më i mirë se Lincoln, ndërsa më së miri flasin dy golat e shënuar në rrjetën e kampionëve të Gjobraltarit, Lincoln RED IMPS FC, njofton “infOSport.mk”.

Goli i parë ishte kryevepër e Mamadu Danfa, i cili pasi pëfitoi hapësirën e duhur për të goditur, një gjë të tillë  bëri në mënyrë perfekte, duke shtangur portierin kundërshtarë Coleign, i cili nuk kishte se çfarë të bëjë tjetër në minutën e 11-të, vetëm se të nxjerr topin nga rrjeta e tij.

Goli i dytë i “bardhebluve” nga Çairi, mban firmën e golashënuesit më të mirë të sezonit të kaluar, Sandej Adentunxhi, i cili në minutën e 29-të me një gol “alla” Kuarezma, duke goditur topin me pjesën e jashtme të këpucës, edhe për herë të dytë mposhti portierin kundërshtarë në këtë ndeshje.

Dy gola epërsi pas 45 minutave të para janë një paralajmërim i mirë për fitoren që e ka në xhep skuadra e FC Shkupit, që në pjesën e dytë do të futet edhe më komode, duke pasur parasysh epërsinë e dy golave. (infOSport.mk)

Foto: gol.mk

Leave a Reply