Voska Sport me Berat Imerin si trajner startoi me përgatitjet për sezonin e ri

Voska Sport e sezonit të ri nisi sot me punë. Lojtarët nën kontratë, të rinjtë e afruar në merkato dhe lojtarët e spikatur nga ekipi i dytë, ishin sot në fushë, nën urdhërat e trajnerit Berat Imeri, njofton “infOSport.mk”.

Prezent në grumbullimin e parë ishte edhe presidenti Nefi Useini, i cili trajnerit të ri, Berat Imeri, së bashku me asistentët e tij, Besmir Osmani dhe Marino Markoski, u uroi sukses në sezonin e ri, në të cilin skuadra e Voska Sport sërish do të kërkoj ngjitjen në Ligën e Parë.

Skuadra shqiptare nga Ohri nuk ia doli të sigurojë pjesëmarrjen në elitën e futbollit vendor për këtë edicion, teksa u largua trajneri Rade Cicimiloviq, për ti hapur rrugë strategut tetovar, Berat Imeri.
Me afrimet e reja në merkato, Voska Sport do të stërvitet në Ohër pranë liqenit, aty ku ka paraparë të zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese.

Te Voska Sport kanë qenë në lëvizje sa i takon merkatos, teksa janë afruar emra si  Valon Neziri, Almir Rexhepi, Arlind Aliti, Ylber Beqiri, Ajradin Cuculi, Albin Ramadani dhe Ensar Luma. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply