Pas largimit të Arbin Zejnullait nga rradhët e Rabotniçkit, drejtuesit e skuadrës shkupjane kanë reaguar shpejtë, duke sjellë në rradhët e tyre mesfushorin 27-vjeçar të Slloga Vinicës, Bojan Ivanov, njofton “infOSport.mk”.
Ivanov me “romantikët” ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa i njëjti pritet të ngritë cilësinë në mesfushën e skuadrës së Lupço Markovskit, që deri më tani ka angazhuar edhe portierin Igor Aleksovski, mbrojtësit Filip Boshkovski dhe Fati Ismaili, si dhe mesfushorin Ivo Janakievski.
Ndryshe Ivanov gjatë karrierës së tij, kishte veshur edhe fanellën e Makedonija GJ.P, Borecit, Akademia Pandevit, Ovçe Poles, Plaçkovicës, Sasa-s, Bregallnicës dhe së fundmi Slloga Vinicës. (infOSport.mk)