Voska Sport me Berat Imerin si kryetrajner ka vazhduar të përforcojë skuadrën me talentë të rinj, që kryesisht vijnë nga shkolla e futbollit të Shkëndijës.
Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se Voska Sport ka bindur edhe talentin 21-vjeçar, Albin Ramadanin, i cili së fundmi ishte pjesë e Besës së Dobërdollit.
Bëhet fjalë për një futbollist ofenziv, që luan në krahun e majtë të sulmit, ndërsa i njëjti gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Vëllazërimin e Kërçovës, Dritën e Bogovinës dhe Ohrid Lihnidos.
I njëjti me 26 maj të vitit 2019-të, si 18-vjeçar kishte debutuar me ekipin e parë të Shkëndijës, ndërsa gjithashtu me ekipin e të rinjëve të Shkëndijës kishte debutuar edhe në Ligën e Kampionëve, ndryshe e njohur si UEFA Youth League.