Super lajm, Futsal Shkupi i nis garat nga “Main Round”

Lajme të mira për futsalin vendor, e në veçanti për kampionët e Futsal Shkupit vijnë nga shtëpia e Futbollit europian në Nion.

Skuadra kampione e vendit tonë në futsal, sezonin e ri në Ligën e Kampionëve do ta nis nga faza kryesore, ndryshe e njohur si “Main Round”, edhe atë duke qenë mikpritës i ndeshjeve kualifikuese që do të zhvilloheshin gjatë muajit tetor.

Në konkurrencë prej 56 ekipeve nga gjithsej 52 vende europiane, Futsal Shkupi renditet në pozitën e 21-të, duke qenë një ndër skuadrat e privilegjuara që ka kapërcyer fazën paraeliminatore.

Shorti për grupet eliminatore është përcaktuar për datë 7 korrik.

Sezoni i ri në Ligën e Kampionëve me ndeshjet e fazës parakualifikuese do të startojë ka fundi i muajit gusht, ndërkohë faza kryesore do të zhvillohet nga data 25 deri me 30 tetor. (infOSport.mk)

Leave a Reply