Shkëndija prezanton çekun Jan Vondra

Shkëndija njofton se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë Jan Vondra, për të cilin “infOSport.mk” kishte paralajmëruar  që dy ditë më parë. Vondra me Shkëndijën ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa i njëjti menjëherë pasi firmosi kontratën dha deklaratën e parë si “kuqezi”.

“Jam i lumtur që gjendem në Tetovë dhe që jam pjesë e Shkëndijës. Mendoj se në skuadrën kuqezi kam ardhur pikërisht në momentin e duhur, përpara ndeshjeve në kompeticionet evropiane. Shpresoj se që nga ndeshjet në Ligën e Konferencës do ta arsyetoj angazhimin tim në Shkëndijë, por normalisht se koncentrimi do të jetë edhe në sezonin e ri garues ku besoj se me Shkëndijën do të atakojmë titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut. Me aq sa mësova këto ditë, Shkëndija ka një skuadër mjaft cilësore me shumë potencial dhe jam i bindur se së bashku do të shënojmë rezultate pozitive si në garat evropiane poashtu edhe në kampionatin vendor”,  – deklaroi Vondra menjëherë pas nënshkrimit të kontratës.

Vondra te Shkëndija vjen si lojtar i lirë, pasi mbylli aventurën me skuadrën e Bohemians, me të cilën skuadër ka zhvilluar më së shumti ndeshje në karrierën e tij, teksa i njëjti kishte luajtur edhe me të rinjët e Sparta Praga. Si një lojtar profesionist, Vondra gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e skuadrave të Çeshke Budejovice dhe Banik Sokolov. (infOSport.mk)

Leave a Reply