Sezoni 2022/2023 me shumë gjasa në Ligën e Parë do të startojë me 10 skuadra dhe jo me 12, siç ishte në dy edicionet e fundit.
Edhe pse ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtarë, Renova është ekipi i parë që nuk do të garojë në mesin e më të mirëve, ndërsa siç mëson jo zyrtarisht “infOSport.mk”, skuadra tjetër që nuk do të luaj në mesin e më të mirëve sezonin e ardhshëm, është ekipi ai Akademia Pandev, që këtë vit do të prezantojë vendin tonë në ndeshjet e Ligës së Konferencës.
Informacione jo zyrtare thonë se drejtuesit e kësaj skuadre kanë shkurtuar dukshëm buxhetin financiar, gjë kjo që shkaktoi edhe largimin e disa prej futbollistëve standard të kësaj skuadre.
Më e keqja do të pasojë pas ndeshjeve europiane, ku në një situatë të këtillë, është e vështirë të besohet se Ak.Pandev do të mund të kalojë edhe raundin e parë kundër polakëve të Lehia Gdansk.
Kujtojmë Ak.Pandev, pronë e një ndër futbollistëve më të njohur vendor, Goran Pandev, u themelua vitin 2010-të, ndërsa në vitin 2014-të ata themeluan edhe ekipin e seniorëve me të cilin brenda tre viteve arritën të ngjiten edhe në Ligën e Dytë, derisa në vitin 2017-të shkruajtën historinë, duke u inkuadruar në mesin e më të mirëve.
Mbetet të shihet nëse vërtetë Ak. Pandev do të tërhiqet nga garat e Ligës së Parë, aty ku garon tashmë 5 sezone me rradhë.
Është ky edicioni i dytë me rradhë, në të cilin Ak.Pandev do të luaj në Europë, dhe ku do të kërkojë golin e parë europian, pas dy disfatave të rënda 0:3 nga ekipi boshnjak i Zrinjski. (infOSport.mk)