Ish trajneri legjendar i FC Shkupit, i cili një periudhë luante edhe rolin e seleksionuesit te përfaqësuesja e Maqedonisë, Gjore Jovanovski, sezonin e ri do të udhëheq ekipin e Kozhuvit, që bënë gara në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.
Trajneri me shumë përvojë te Kozhuvi do të zëvendësojë Vase Beqarov, i cili edicionin e kaluar me skuadrën nga Gjevgjelia përfundoi në pozitën e 5-të.
Jovanovski është një ndër trajnerët më të trofeshëm në futbollin vendor, teksa sukseset më të mëdha i kishte arritur me ish Slloga Jugomagnatin, aktualisht FC Shkupin, Rabotniçkin dhe Metalurgun. Një periudhë të shkurtër kishte punuar te Vardari dhe Shkëndija, ndërsa gjithashtu kishte pasur një aventurë të shkurtër edhe në bankinën e Samsunspor.
Kujtojmë Liga e Dytë nga sezoni i ri do të zhvillohet me një format të ri. Lindja dhe Perëndimi do të bashkohen në një kampionat, i cili do të nis në javën e dytë të muajit gusht. (infOSport.mk)