Nuk vazhdoi me FC Shkupin, sulmuesi vazhdon karrierën në Armeni!

Sulmuesi i deridjeshëm i FC Shkupit, Marjan Radeski, edhe zyrtarisht është bërë me klub të ri. 27-vjeçari ka vendosur ti thotë “PO”, skuadrës  së njohur armene të Pjunik, duke u transferuar për herë të parë jashtë Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Radeski karrierën e kishte nisur në vendlindje me skuadrën e 11 Oktomvri, për të vijuar më pas te Metalurgu, Shkëndija, Akademia Pandev dhe së fundmi te FC Shkupi.

Me këta të fundit edicionin e kaluar, Radeski luajti në 30 ndeshje, duke realizuar 6 gola dhe 6 asistime, mirëpo i njëjti nuk gjeti gjuhë të përbashkët me drejtuesit e FC Shkupit, duke i dhënë fund qëndrimit një vjeçar në Çair.

Ndryshe në elitën e futbollit vendor, Radeski numëron 257 ndeshje, 64 gola dhe 24 asistime, duke fituar edhe 3 tituj kampion, dy me Shkëndijën dhe një me FC Shkupin, si dhe trofeun e Kupës, me Shkëndijën. (infOSport.mk)

Leave a Reply