Tirana ka zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin Besir Iseni i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Struga Trim Lum. Shkupjani 22-vjeçar ka nisur menjëherë punën nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi, ndërsa me kampionët e Shqipërisë ka firmosur një kontratë trevjeçare.
Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku prezanton 22-vjeçarin të veshur me fanellën “bardheblu”, teksa “infOSport.mk” një gjë të tillë kishte paralajmëruar që me datë 29 qershor.
“Klubi i Futbollit Tirana njoftoj afrimin e lojtarit Besir Iseni. Qëndërmbrojtësi do të vishet bardheblu për tre sezonet e ardhshme. 22 vjeçari i është bashkuar sot ekipit në seancën stërvitore”, – thuhet në njoftimin e Tiranës.
Iseni pritet që të zërë vendin e lënë bosh nga kapiteni Erjon Hoxhallari, i cili e mbylli me Tiranën në fund të sezonit, duke u transferuar në Rumani, te skuadra e UTA Arad.
Tirana në këtë merkato verore, krahas Besir Isenit, kanë firmosur dhe me Albano Aleksin, Ardit Hilën dhe Florent Hasanin. (infOSport.mk)