Ish-trajneri i Romës, Paulo Fonseka edhe zyrtarisht sezonin e ri do të drejtojë skuadrën e Lillë në Francë, pjesë e së cilës skuadër është edhe futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.
Kampionët e sezonit të kaluar nuk arritën dot që të shkëlqenin edhe edicionin e kaluar dhe u detyruan të shkarkonin trajnerin e mëparshëm, Jocelyn Gourvennec.
Tani Lille do të kërkojë dhe një herë të ringrihet këtë sezon, me Fonsekan që është gati të marrë drejtimin e skuadrës.
49-vjeçari më parë ka qenë trajner i Romës, Shakhtar Donetskut, Bragës dhe Portos.