Sadam Sulley, Josip Tomasheviç, Agim Zeka dhe mbrojtësi maqedonas, Aleksandar Ristevski, nuk do të jenë më futbollistë të Prishtinës.
Klubi nga kryeqendra kosovare ka njoftuar përmes njoftimeve të ndara për secilin se tashmë ata nuk do të jenë pjesë e klubit, duke falenderuar një nga një për kontributin.
Prishtina tashmë ka emëruar Ismet Munishin si trajner, i cili ka krijuar një skuadër sipas preferencave të tij, duke sjellë plotë 10 futbollistë të rinj për sezonin 2022/2023, përfshirë këtu edhe shkupjanin, Besir Ramadani.