Partizani barazon ndaj kampionëve slloven të Mariborit

Partizani e ka mbyllur me barazim miqësoren ndaj kampionëve slloven të  Mariborit me shifrat 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë përballje te Partizani titullarë luajti edhe David Atanaskoski, i cili ditë më parë u transferua nga rradhët e Makedonija GJ.P., ndërsa në pjesën e dytë në lojë u inkuadrua edhe ish sulmuesi i FC Shkupit, Matej Cvetanoski.

Engjëll Hoti në minutën e 34-të kaloi në epërsi Partizanin, derisa Maribori golin e barazimit e gjeti në minutën e 50-të me anë të Brniç.

Ky ishte edhe testi i fundit miqësor për Partizanin përgjatë përgatitjeve në Slloveni. Në 3 takime miqësore, të kuqtë nga kryeqendra shqiptare regjistruan një fitore 2:1 ndaj NK Mura, ndërsa barazuan (1:1) gjithashtu edhe ndaj NK Jadran Dekani, njëjtë sikure edhe në takimin e sotëm ndaj NK Maribor. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply