Pas Kristijan Asllanit, Interi është në kërkim edhe të një futbollisti tjetër të kombëtares shqiptare. Mediat prestigjoze italiane raportojnë se “zikaltërit” kanë piketuar Kumbullën si zëvendësuesin ideal të Skriniar.
Ky i fundit është në lupën e PSZh-së, me gjigandët francez që mund ta marrin në merkaton e verës.
Kështu thuhet se Marash Kumbulla i ka pëlqyer drejtuesëve të Interit për t’i besuar vendin e Skriniarit. Megjithatë te Roma nuk kanë ndërmend që ta lëshojnë kaq lehtë lojtarin e Kombëtares, pavarësisht se ka qëndruar në stol.
Drejtuesit e Romës nuk lëvizin asgjë nga çmimi i tyre i parë, në të kundërt Kumbulla nuk preket.