Struga Trim Lum po bënë një merkato shumë të mirëfilltë këtë edicion, duke paralajmëruar një sezon madhështorë.
Për më tepër një gjë të tillë paralajmërojnë edhe tre përforcimet e deritanishme, Fatjon Jusufi, Enis Gavazaj dhe bomberi Besart Ibraimi, ndërsa informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se të shtunën te Struga Trim Lum do të prezantohet edhe ish futbollisti i Shkëndijës, Zija Merxhani.
Ky i fundit në këtë mënyrë rikthehet sërish te Struga, mirëpo këtë herë si transferim i plotë dhe jo në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës.
Merxhani dhe Shkëndija mbyllën bashkëpunimin para disa ditësh me pëlqim të dyanshëm.