Distria Krasniqi tashmë ka siguruar medalje nga Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Krasniqi gjendet në finale dhe ajo edhe nëse do të mposhtej do të merrte të argjendtën.
Xhudistja kosovare ka fituar gjysmëfinalen me Ana Perez të Spanjës, duke u kualifikuar në finalen e kategorisë -52 kg.
Distria Krasniqi ka nisur mbarë garimin në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, duke mundur qiprioten Sofia Asvesta, kategoria 52 kg.
Kësisoji kampionia olimpike dëshmoi cilësitë edhe në këto gara.
Krasniqi tashmë në gjysmëfinale do të ndeshet me spanjollen Ana Isabel Perez Box.
Ajo e kaloi raundin e parë pa luftë.