Kampionia olimpike, Distria Krasniqi e ka shtuar një tjetër medalje në vitrinën e saj të pasur. Xhudistja kosovare ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.
Kjo njëherësh është medalja e parë për Kosovën në këtë aktivitet. Kësisoj, Distria pas suksesit në Evropian, Botëror dhe në Olimpiadë, ka arritur të triumfojë në Lojërat Mesdhetare, duke shënuar një tjetër sukses për xhudon dhe për sportin kosovar në përgjithësi.
Distria ishte bartëse në kategorinë deri 52 kilogramë dhe ashtu siç pritej i shkoi deri në fund kësaj gare.
Në xhiron e parë ajo pushoi si bartëse e garës, teksa në xhiron e dytë, përkatësisht në çerekfinale e mposhti qiprioten Sofia Asvesta.
Në gjysmëfinale Distria ishte më e mirë se spanjollja Ana Perez Box, derisa në finale arriti ta mposhtë kroaten Ana Viktorija Puljiz, me Ippon.
jo është hera e dytë që Distria arrin medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare, pasi para katër vjetësh kishte triumfuar edhe në Tarragona të Spanjës.