Asgjë nga transferimi te Tirana apo Gjilani, Siljanovski transferohet te Bregallnica

Edicionin e fundit luajti me Dinamon e Tiranës në Superligën shqiptare, ndërsa edicionin e ri Goran Siljanovski do të luaj me Bregallnicën në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

I njëjti para disa ditëve na konfirmoi interesimin nga Gjilani i Kosovës, ndërsa mediat në Shqipëri gjithashtu informuan se për shërbimet e tij interes kishte shfaqur edhe Tirana kampione.

Mbrojtësi 31 vjeçar Dinamo Tiranës iu bashkua verën e vitit të kaluar, ndërsa shumë shpejtë i njëjti  zuri vendin e titullarit te kjo skuadër, duke luajtur në 33 ndeshje kampionale, nga gjithsej 36, ndërsa gjithashtu luajti edhe në 5 ndeshje të Kupës së Shqipërisë.

Mirëpo rënia në Kategorinë e parë e ka bërë të pamundur qëndrimin për tetovarin, i cili në të kaluarën në Shqipëri kishte luajtur edhe me Flamurtarin e Vlorës, derisa në futbollin tonë elitar, ku numëron plotë 236 paraqitje, i njëjti kishte luajtur me Rabotniçkin, Teteksin, Vardarin dhe Renovën.

Bregallnica do të jetë klubi i tij i 5-të në futbollin vendor, ku numëron edhe 4 tituj, edhe atë një titull kampion me Rabotniçkin, me të cilën skuadër gjithashtu ka fituar edhe dy trofe të Kupës, gjë të cilën kishte bërë një herë edhe me skuadrën e Renovës. (infOSport.mk)

Leave a Reply