Uerdi Mara do t’i bashkohet kolonisë së shqiptarëve në futbollin turk. “SuperSport” mëson se 23-vjeçari do të nënshkruajë sot të me skuadrën e Ligës së Parë, Ankara Keçiörengücü.
Fantazisti zyrtarizoi në fundjavë largimin nga Skënderbeun dhe menjëherë ka arritur akordin me skuadrën e cila në edicionin e shkuar u rendit në vendin e 12-të në Ligën e Parë turke.
Kjo do të jetë eksperienca e parë e Marës jashtë Shqipërisë, teksa nga sezoni 2016-2017 është aktivizuar me Skënderbeun, ku numëron 92 ndeshje në kampionat dhe 21 në Kupën e Shqipërisë. Tek skuadra e re Mara do të gjejë dhe ish-lojtarin e Partizanit, Jurgen Bardhi, si dhe kosovarin, Arb Manaj.