La Liga ka zbuluar kalendarin e sezonit 2022-2023. Kampionët në fuqi të Real Madridit janë ata që do të ngrejnë siparin më 12 gusht, ndërsa sezoni fundin e saj do ta sheh më 4 qershor të vitit të ardhshëm.
“Goglat” kanë dashur që “mbretërit” mbrojtjen e titullit ta fillojnë kundër Almerías, te e cila skuadër sezonin e ri mund të luaj edhe shkupjani, Enis Bardhi.
Barcelona e Çavit do ta nis kundër Rajo Valjekanos së Ivan Balliut dhe Stole Dimitrievskit në “Kamp Nou”, ndërsa Atletiko Madridi do të testojë forcën kundër Getafes në “Coliseum” në fundjavën e parë.
Valjadolidi, që sapo është rikthyer në La Ligaa, do të mirëpret Viljarrealin, derisa Giroan do të jetë mysafire e Valencias në “Mestalja”.
Atletik Bilbao në “San Mamesh” do të luaj kundër Majorkës, Betisi do të mirëpret Elçen, ndërsa në javën hapëse do të përballen edhe Selta Vigo-Espanjnol, Kadiz-Real Sociedad dhe Osasuna-Sevilja.
Sa u përket ndeshjeve “El Clasico”, ato mes Real Madridit dhe Barcelonës, e që gjithnjë zgjojnë interesim në gjithë rruzullin tokësor, ndeshja e parë në kuadër të javës së 9-të do të zhvillohet në “Santiago Bernabéu”, më 18 tetor, ndërsa ajo e kthimit në “Kamp Nou”, më 19 mars, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 26. (infOSport.mk)