Braziliani Lukas Kardozo edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i skuadrës kampione të Kosovës, Ballkanit, njofton “infOSport.mk”.
Braziliani 28-vjeçar së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Qyzyljar nga Kazakistani, ku nuk arriti që të vie në shprehje, ashtu siç kishte bërë më parë në kampionatin tonë vendor me skuadrën e Pelisterit, por edhe në Superligën shqiptare me skuadrën e Partizanit. Pikërisht me këto dy skuadra, Kardozo kishte fituar trofe, edhe atë duke u shpallur kampion i Shqipërisë, ndërsa me Pelisterin kishte fituar Kupën e Maqedonisë.
Te Ballkani, Kardozo vjen me rekomandim të trajnerit Ilir Daja, i cili njeh mirë kualitetet e brazilianit, që nga koha kur ishin bashkë te Partizani.
Ndryshe do të jetë kjo hera e dytë që Kardozo do të luaj në elitën e futbollit kosovar, pas asaj aventure 5 mujore që kishte pasur te Drita e Gjilanit.
Braziliani që mund të luaj në 3 pozitat e sulmit, me Ballkanin ka firmosur kontratë deri verën e vitit 2023. (infOSport.mk)