Dueli mes miqve të vjetër Ardian Nuhiut dhe Muharem Bajramit është mbyllulr me barazim. Shok të një lagje, të një qyteti, të një skuadre vite më parë, por që sot u desht që të jenë njëri kundër tjetrit. Nuhiu me ekipin e tij Dritën që këtë vit luajti deri në finalen e Kupës së Kosovës, dhe Bajrami me Makedonija GJ.P, me të cilën skuadër që në sezonin e tij debutues arriti që të ngrejë lartë trofeun e Kupës së Maqedonisë, shkruan “infOSport.mk”.
Miqësia e tyre dhe reflektim si duket edhe te skuadrat e tyre, që e mbyllën ndeshjen miqësisht. Në fund Makedonija GJ.P – Drita, 2:2, ndeshje kjo që u zhvillua në stadiumin e Kërçovës.
Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Makedonija GJ.P, që shënuan përmes kapitenit të tyre Ermedin Adem, i cili në minutën e 20-të u tregua i saktë nga penaltia, mirëpo Drita u kundërpërgjigjë shumë shpejt dhe në një interval kohor prej vetëm 6 minutash me anë të Hamdi Namanit dhe sulmuesit Marko Simonovski në pushim shkoi me epërsinë 1:2.
Pjesa e dytë rezultoi të jetë më e varfër sa u përket golave, edhe pse nuk munguan rastet nga të dyja ekipet, derisa golin e vetëm në këtë pjesë dhe të barazimit për Makedonija GJ.P e realizoi Sefer Emini në minutën e 85-të.
Këto dy skuadra me datë 26 qershor do të zhvillojnë ndeshjet e tyre të rradhës, edhe atë Makedonija Gj.P sërish në Kërçovë kundër Llapit, derisa Drita kundër Ballkanit në Ohër. (infOSport.mk)