Granit Xhaka gjatë kësaj vere mund të ndryshojë kampionat dhe nga Premierliga angleze të kalojë në Serie A.
Shqiptari i përfaqësueses së Zvicrës ishte shumë afër kalimit te Roma vitin e kaluar, por në fund marrëveshja nuk u konkretizua, mirëpo skuadra “romake” vazhdon ta mbajë gjallë interesimin për mesfushorin e Arsenalit.
Sipas mediumit anglez “The Times”, Roma po vazhdon kontaktet me agjentin e lojtarit mbi mundësinë e blerjes së kartonit të tij, por nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shifra të mëdha.
Ndërkohë përveç Romës, së fundmi në skenë nga Serie A kanë dalë edhe Fiorentina dhe Udinese, skuadra këto në të cilat më parë kishte luajtur Valon Behrami, një shqiptarë tjetër që me vite të tëra kishte mbrojtur ngjyrat e përfaqësueses zvicerane.