Struga Trim Lum sot edhe zyrtarisht nis përgatitjet për sezonin e ri

Struga Trim Lum sot edhe zyrtarisht nis përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2022-2023, njofton “infOSport.mk”.

Në stadiumin e Ladorishtës skuadra strugane do të zbresë në fushë në drejtimin e trajnerit Srgjan Zaharievski, i cili vazhdoi bashkëpunimin edhe për një vit tjetër. Seanca e parë stërvitore do të zhvillohet në orën 17:00.

Ekipi në përgjithësi do të stërvitet në Strugë, ndërsa gjithashtu janë paraparë të zhvillohen edhe disa ndeshje miqësore, përmes të cilave trajneri Zaharievski do të marrë një pasqyrë më të mirë rreth formës së futbollistëve.

Kujtojmë pjesë e Struga Trim Lum në sezonin e ri do të jetë edhe bomberi Besart Ibraimi, golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit elitar në vend. (infOSport.mk)

Leave a Reply