Stojanovski: Jam te Shkëndija për tituj

Vlatko Stojanovski është emri më i ri në rradhët e Shkëndijës, skuadër kjo që aktualisht ndodhet në Slloveni për të kryer fazën e përgatitjeve në prag të ndeshjeve europiane. E përderisa skuadra po mbushë bateritë në tokën sllovene, drejtuesit e skuadrës sot prezantuan reprezentuesin e Maqedonisë, Vlatko Stojanovski, me të cilin kanë firmosur kontratë dy vjeçare.

“Mendoj se ky është një moment shumë i duhur në karrierën time, që të vij në një klub si Shkëndija që gjithmonë luan për tituj dhe që ka përvojë të madhe në garat evropiane. Në Shkëndijë do të kem disa bashkëlojtarë me të cilët kemi luajtur bashkë në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, por ka edhe lojtarë tjerë që janë shumë cilësorë, andaj mendoj se po krijohet një ekip mjaft i mirë që së bashku do të fitojmë titujt e radhës”, tha Stojanovski pas nënshkrimit të kontratës.

Stojanovski së fundmi ishte pjesë e skuadrës kroate të HNK Gorica, për të cilën skuadër në gjithsej 24 ndeshje, realizoi 3 gola.

Ndryshe Shkëndija do të jetë klubi i tij i tretë në karrierë, kur janë në pyetje klubet nga vendi ynë, pas Metalurgut dhe Renovës, nga e cila skuadër verën e vitit 2019-të kishte bërë transferimin e tij më të bujshëm, duke iu bashkuar skuadrës së Ligue 1, Nimes. (infOSport.mk)

Leave a Reply