Maqedonia dhe Kosova në Shkup zhvillojnë dy miqësore

Përfaqësueset e Maqedonisë dhe Kosovës në futboll, në konkurrencë të femrave në Shkup do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e parë në program është të premtën (24 qershor), ndërsa vetëm 3 ditë më pas këto dy përfaqësuese do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë.

Këto dy miqësore vijnë në kuadër të datave të lira të UEFA-s dhe i shërbejnë kombëtares për t’u përgatitur për sfidat e ardhshme kualifikuese. (infOSport.mk)

Leave a Reply