Skuadra e Llapit, fituese e Kupës së Kosovës nga dita e djeshme është zhvendosur në Ohër, t’u përgatitur për garat europiane ku do të ndeshet me Buduçnostin e Malit të Zi në kuadër të Ligs së Konferencës, shkruan “infOSport.mk”.
Batatina nuk i lenë asgjë rastit, dhe duke dashur që të testojë sa më mirë skuadrën, i njëjti që sot ka caktuar miqësoren e parë.
Kundërshtarë i skuadrës nga Podujeva do të jetë skuadra kampione e Ballkanit. Ndeshja në fjalë starton në ora 17:30, ndërsa tre ndeshjet tjera janë ato kundër Gjilanit (24.06), Makedonija GJ.P (26.06) dhe Laçit (28.06).