KF Arsimi nga Çegrani ka shkruar historinë sot, duke siguruar një vend për herë të parë në Ligën e Dytë të Maqedonisë, aty ku pas shumë viteve do të luaj edhe Karaormani, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga qyteti i bukur nga Struga ëndërrën e bëri realitet vetëm pas ekzekutimit të penaltive, duke mundur Vardar Negotinën në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, derisa në stadiumin e Gjorçe Petrovit, KF Arsimi me rezultatin e thellë 4:1 mundi ekipin e Ovçe Pole, pavarësisht se këta të fundit të parët kaluan në epërsi pas gabimit trashanik të portierit të skuadrës nga Çegrani.
Kësisoj, KF Arsimi dhe Karaormani ju bahskohen 14 skuadrave tjera në Ligën e Dytë unike, që nga sezoni 2022/2023 do të garojë me 16 skuadra. (infOSport.mk)