FC Shkupi barazon ndaj gjigandëve turq të Fenerbahçe

FC Shkupi kabarazuar 2:2 në miqësoren përballë gjigandëve turq të Fenerbahçes. Të dy golat për skuadrën tonë kampione i realizoi golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, Sandej Adentunxhi, derisa për Fenerbahçen realizuan dy prurjet e reja, Linkoln Henrike dhe Muhamed Gymyshkaja, njofton “infOSport.mk”.

Për FC Shkupin ishte kjo ndeshja e dytë kontrolluese në tokën turke, derisa për Fenerbahçen vetëm ndeshja e parë nën drejtimin e Jorge Jesus.

Turqit edhe pse treguan ritëm të mirë, nuk mundën të pengojnë golat e sulmuesit Sandej Adentunxhi.

Sulmuesi nigerian golin e tij të parë e realizoi në minutën e 13-të, ndërsa nuk vonoi shumë dhe 3 minuta më pas nënshkrimi i ri i Fenerbahçes, Linkoln Henrike barazoi shifrat më 1:1, rezultat ky i pjesës së parë.

Në fillimin e pjesës së dytë Adentunxhi edhe njëherë tjetër doli në skenë, duke tundur rrjetën e Fenerbahçes, mirëpo fjalën e fundit në këtë ndeshje e kishte Muhamed Gymyshkaja, i cili në të 83-tën vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Fenerbahçe 2, FC Shkupi 2.

Skuadra kampione nga Çairi pas 3 ditëve do të zhvillojë edhe ndeshjen e tretë dhe të fundit në tokën turke, ku për kundërshtarë do të ketë rumunët e Hermannstadt. (infOSport.mk)

FENERBAHÇE – FC SHKUPI 2:2
Stadiumi: “Samandıra Can Bartu”
Arbitër të takimit: Burak Taşkınsoy, Samet Özkul, Göktuğ Hazar Erel
FENERBAHÇE: Ertuğrul, Osayi-Samuel, Lemos, Serdar, Novak, Gustavo, Crespo, İrfan Can, Bruma, Lincoln, Berisha
FC SHKUPI: Naumovski, Brdarovski, Senghor, Margcelashvili, Sheji, Inacio, Zlatkov, Alvarez, Hamidi, DanFa, Sunday
Golashënues: Lincoln (16’), Muhammed Gümüşkaya (82’) – Sandej Adentunxhi (13’, 47’)
Kartonë të verdhë: Inacio, Sheji (FC Shkupi)

Leave a Reply