ZYRTARE, Atanaskoski prezantohet te Partizani

David Atanoski edhe zyrtarisht sezonin e ri do të luaj në Superligën shqiptare me skuadrën e Partizanit.

Një gë të tillë “infOSport.mk” njoftoi që gjatë ditës së djeshme, ndërsa i njëjti lajm sot morri edhe konfirmimin nga ana e drejtuesve të skuadrës nga kryeqendra shqiptare, që në këtë mënyrë plotësuan kërkesën e trajnerit Dritan Mehmeti për të sjellë në ekip një mbrojtës të krahut të majtë.

Atanaskoski edicionin e kaluar luajti te Makedonija GJ.P, te e cila skuadër erdhi shkurtin e këtij viti nga rradhët e skuadrës kazake të Shakhter Karagandy, derisa më parë kishte luajtur me Teteksin, Horizont Turnovën, Akademia Pandevin dhe Makedonija GJ.P.

Me këta dy të fundit, 25-vjeçari ka fituar dy trofe të Kupës, ndërsa të njëjtën gjë do të dëshironte të bënte edhe me Partizanin, të cilës skuadër i është bashkuar menjëherë në Slloveni. (infOSport.mk)

 

 

Leave a Reply