Pas Besmir Bojkut, kontratë dy vjeçare me Struga Trim Lum ka arritur edhe Valentin Koçoski. Bëhet fjalë për një mesfushor ofenziv, i cili skuadrës së Struga Trim Lum iu bashkua verën e vitit të kaluar nga rradhët e Pelisterit, ndërsa i njëjti pjesë e skuadrës strugane kishte qenë edhe në periudhën 2018-2020, njoftoi “infOSport.mk”.
Sezonin e kaluar Valentin Koçoski me fanellën “kuqebardhë” kontribuoi në 29 ndeshje, duke realizuar 2 gola dhe 4 asistime.
Kujtojmë Struga Trim Lum paraprakisht kishte vazhduar bashkëpunimin edhe me kapitenin Bunjamin Shabani, ndërsa pritet të ndodhin edhe disa rinovime tjera. (infOSport.mk)